TË FUNDIT

Shpërndahen medalje për 22 personalitete në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut

Në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, do të shpërndahen medalje nderi për 22 personalitete të kombit shqiptar, që kanë shërbyer në fusha të ndryshme.

Fjalën hapëse e mbajti kryeministri Edi Rama, që në fjalën e tij tha medaljet mbajnë emrin e heroit tonë kombëtar, që përcaktoi njëherë e mirë orientimin evropian të Shqipërisë. 

Sipas Ramës, Urdhri i Skënderbeut rilind sot, me dinjitetin e rifituar. Kreu i qeverisë nderoi me medalje familjen e Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut, personalitete që i vlerësoi për kontributin që kanë dhënë për atdheun.

“Medaljet mbajnë emrin e Skënderbeut, pasi ishte burri që zgjodhi rrugën e drejtë në një epokë shumë të vështirë, pagëzori i përkatësisë tonë evropiane. Sot emri i heroit tonë na mbledh sërish këtu, 100 vjet pas Urdhrit të Skënderbeut. Jemi këtu për të nderuar Urdhrin e Skënderbeut, për të nderuar ata njerëz, që vërtetë kanë merita për përparimin e kombit. Urdhri i Skënderbeut u themelua më 1925 dhe ky urdhër ishte masë graniti, që u hodh në themelet e Shqipërisë së asaj kohe, ku nderimi e bën meritën të përjetshme. Urdhri i Skënderbeu i mbijetoi kohërave të shumta të vështira, që nga mbretëria, tek diktatura e deri tek pluralizmi tepër problematik. Në pluralizëm, edhe të vdekurit morën dekorata, që ishin zhveshur nga çdo kuptim. Kështu, medaljet humbën rëndësinë e tyre. Ne ndërmorëm një reformë të thellë për medaljet, për të vendosur Republikën në kontakt me simotrat e saj evropiane dhe duke u mbështetur në praktikat e Europës. Sot, Urdhri i Skenderbeut nderohet aq sa e meriton. Sot dy medalje do të marrin Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. Republika u shpreh mirënjohje të ndjerëve. Medalja tregon se respekti fitohet me kontribut dhe përgjegjësi ndaj kombit dhe jo mbi bazë të pasurisë. Urdhri i Skënderbeut rilind sot, me dinjitetin e rifituar”, deklaroi Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat