TË FUNDIT

Shqipëria dhe Kosova në listën e zezë të vizave të SHBA, zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Në një mesazh zyrtar të shpërndarë pas publikimit të lajmit nga Fox Neës dhe të ripostuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ngrirja e përpunimit të vizave synon vendet nga të cilat, sipas autoriteteve amerikane, një përqindje e lartë e emigrantëve përfundojnë duke përfituar nga skemat e ndihmës sociale.

Sipas DASH, masa do të mbetet në fuqi derisa SHBA-të të sigurohen se emigrantët e rinj nuk do të përbëjnë barrë për taksapaguesit amerikanë, në kuadër të politikës “Amerika së Pari” të administratës Trump.

Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott deklaroi:

“Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po i jep fund abuzimit të sistemit të migrimit të Amerikës nga ata që synojnë të pasurohen nga populli amerikan”.
Administrata e Trumpit ka ndërmarrë veprime për të luftuar migrimin e paligjshëm dhe Departamenti për Punë të Brendshme tha muajin e kaluar se administrata amerikane ka dëbuar më shumë se 605.000 persona dhe 2.5 milionë të tjerë janë larguar vullnetarisht.

Vendimi i fundit nuk prek vizat turistike, të biznesit, studentët apo vizat tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit në SHBA, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë aplikuesit e vizave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat