TË FUNDIT

Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit, Kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Figurat më të larta të shtetit po zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama nderuan sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.

Në homazhe morën pjesë gjithashtu kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës Anuela Ristani dhe zyrtarë të tjerë.

29 nëntori i vitit 1944 ka hyrë në histori si dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë.

Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës, 81 vjet më parë, më 29 nëntor të 1944-ës.

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat