Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me amabsadorin e BE-së, Silvio Gonzato vlerësoi ecurinë e vendit tonë për hapejn e grup-kapitujeve me Bashkimin Evropian. Shqipëria ka hapur në kohë rekord nga 6 kapituj negociues dhe synon të hapë grupkapitullin e fundit brenda këtij viti.
Kryeministri Edi Rama, u ndal te periudha që e quajti “vitet e poshtërimit”, koha kur Shqipëria priste hapjen e negociatave, por vendimi bllokohej për shkak të dy-tre vendeve. Rama tha se pikërisht gjatë asaj kohe qeveria kishte zgjedhur të punonte sikur negociatat të ishin hapur, duke përgatitur ekipin negociator dhe duke ndërtuar një proces që sot, sipas tij, po jep rezultate të prekshme. Ai theksoi se “epoka trevjeçare e poshtërimit” e ka bërë Shqipërinë më të fortë dhe më të gatshme për integrimin, duke nënvizuar se vendi është i vetmi në rajon që po përdor inteligjencën artificiale për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.
Rama: Kjo ka ardhur si rezultat i një fakti që unë dëshiroj ta risjell në vëmendjen e të gjithëve. Në vitet e poshtërimit, ato vitet kur na jepte kadiu po na e refuzonte Aliu, dmth kur komisioni rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të dy-tre vendeve këshilli nuk arrinte dot të të hapte negociatat me Shqipërinë, ne kemi bërë atë që kam përsëritur aso kose. Jemi përgatitur për ditën kur negociatat do të hapeshin. Kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur. Për këtë arsye grupi ynë negociator ka shkëlqeyr në këtë proces sepse nuk ka vajtur ne tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë por ka qenë i mirëstërvitur gjatë epokës 3-vjeçare të poshtërimit të Shqipërisë.

