TË FUNDIT

Siria njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, Presidenti Bajram Begaj: Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!

Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Republikës Arabe të Sirisë dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në mundësimin e kësaj njohjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Presidentit të Republikës:

“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.

Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat