TË FUNDIT

S’ka qetësi për Australinë! Një tjetër sulm terrorist po “gatuhej” në Bondi Beach, forcat e armatosura prangosin 7 persona

Pas sulmit terrorist që tronditi zonën e Bondi Beach në Australi, i cili la 16 persona të vdekur, përfshirë një nga dy personat e armatosurautoritetet vendase mbeten n gatishmëri të lartë.

Policia ka njoftuar se ka parandaluar në “minutën e fundit” një sulm të mundshëm. Sipas mediave lokale, policia ndërhyri pas marrjes së informacioneve të besueshme, duke bastisur një automjet në të cilin ndodheshin disa burra që dyshohet se po planifikonin akte dhune në pot ë njëjtin vend ku ndodhi sulmi terrorist. Shtatë përsona u arrestuan gjatë operacionit.

Pamjet filike të cilat po qarkullojnë nëpër rrjet tregojnë oficerët e njësive kundër terrorizmit, në veshje kamufluese, teksa prangosin të dyshuarit, të cilët besohet se ishin nisur drejt plazhit.

Mediat raportojnë se Policia e Uellsit të Ri Jugor kishte marrë informacion se këta individë po planifikonin të shkonin në Bondi Beach pas një udhëtimi nga Melbourne.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat