TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi: Në 28 janar, mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet do të mblidhet në datën 28 janar ora 12:00, për çështjen ‘Balluku’.

Sipas urdhërit te kryeparlamentarit Niko Peleshi, kërkesa e SPAK per t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Ballukut do të shqyrtohet një javë pasi Gjykata Kushtetuese do të ketë shqyrtuar ankimimin e Keshillit te Ministrave per masen e sigurise “pezullim nga detyra” të Belinda Ballukut.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar këtë masë shtrënguese dhe verdiktin final pritet ta jap më 22 janar.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kërkoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pas akuzave të ngritura ndaj saj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat