TË FUNDIT

SPAK rrëzon kërkesën e Veliajt/ Nuk e lejon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që do të mbahet ditën e nesërme ku do të diskutohet për buxhetin 2026.

Ende nuk dihet nëse SPAK do ta lejojë kryebashkiakun që të marrë pjesë online në mbledhje.

Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë thuhej se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Kjo kërkesë erdhi pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë dhe la Veliajn në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat