TË FUNDIT

Spiropali me komunitetin shqiptar në Greqi: Ku ka shqiptarë, ka atdhedashuri. Të angazhuar për të arritur Marrëveshjen për Pensionet

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Greqi, ku ka vlerësuar rolin dhe kontributin e emigrantëve shqiptarë si një pjesë e rëndësishme e historisë moderne të vendit.

Gjatë takimit të mbajtur në Athinë, Spiropali theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për arritjen e Marrëveshjes për Pensionet, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Postimi i Spiropalit

Ku ka shqiptarë, ka zemër të mirë, ngrohtësi, atdhedashuri.

Me shqiptarët e Greqisë, që përfaqësojnë një kapitull të gjallë të historisë moderne të Shqipërisë, në një pritje të veçantë kuqezi në zemër të Athinës.

Krenare për këtë komunitet që me sakrificë, punë, ndershmëri, dinjitet ka ndërtuar jetën pa harruar rrënjët.

Ne jemi plotësisht të angazhuar për të arritur Marrëveshjen për Pensionet, për garantimin e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat