Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes që policia ka kryer rreth mesnatës për të larguar protestuesit e grumbulluar para Kryeministrisë.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjeve Lapaj është dëmtuar nga goditja përmes një bombole gazi dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore,.
“Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj.
Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.
Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi. I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, shkruan Lapaj.

