TË FUNDIT

Transportonte me valixhe një kallashnikov me municion, arrestohet 24-vjeçari

Një i ri, i cili u kap duke transportuar me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen është arrestuar në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”.

Policia njofton se në kuadër të operacionit “Luggage”, u arrestua shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak”, thuhet në njoftim.

Arma e zjarrit u sekuestrua.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat