TË FUNDIT

Tre ditë pas ekzekutimit të Gilmando Danit, gjendet arsenal armësh në Nikël

Policia ka zbuluar një arsenal armësh në Nikël të Fushë-Krujës gjatë kontrolleve të zhvilluara lidhur me atentatin e dy ditëve më parë pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaliani, i njohur si Sheqeri.

Burime zyrtare bëjnë me dije se dyshohet se armët ishin mbajtur nga një person i tretë që mund të ketë shërbyer si ndihmës në fshehjen e tyre.

Gjatë hetimeve është identifikuar njëri prej personave që ka pasur armët në posedim, ndërsa ai është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e të tjerëve të përfshirë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat