TË FUNDIT

U tall publikisht me protestën e tij, Agron Shehaj i kthehet LIVE Erjon Braçes: Hipokrit që hiqesh si i ndershëm, je një vegël e rëndomtë e pushtetit

Kryetari i Partisë Mundësia i cili prej dy orësh ishte futur “LIVE” në rrjetin e tij social “Facebook”, teksa priste jashtë ambienteve të sallës ku dhe po mbahet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve, për tu futur brenda, i është kthyer deputetit socialist Erjon Braçe.

Teksa ky i fundit ironizoi protestën e thirrur nga Partia Mundësia jashtë ambienteve të Kryesisë, Shehaj ka vendosur që t’i kthejë përgjigje LIVE, duke i kërkuar që të mos tallet me qytetarët.

Ai nuk ka kursyer sulmet ndaj deputetit socialist, duke e quajtur “hipokrit” dhe i ka kërkuar që të shpjegojë publikisht se ku kanë përfunduar fondet publike, duke përmendur konkretisht fondet e IPARD-it dhe rastin e Kavajës.

“Del një përfaqësues i kësaj mazhorance që ka votuar çdo vjedhje si Erjon Braçe dhe nga zyra e tij, nga lart nga pushteti bën një video dhe tallet, tallet me qytetarët. Ish zv kryeministri i Ramës i vetmi që nuk është arrestuar, i vetmi që nuk është në arrati, se si shpëtoi nuk e dimë, tallet me qytetarët e thjeshtë. I tall i bën video nga lart.

Ai nga lart, ai lart ata poshtë. Vjedhjet janë bërë edhe kur ishte ai. Mos u hiq si i ndershëm sepse është thjesht një vegël e rëndomtë e një pushteti që i ka ardhur fundi. Bëj detyrën tënde, lëri qytetarët mos përfito nga pushteti. Nëse ke sadopak dinjitet dhe moral dil kundër të korruptuar, voto kundër korrupsionit.

Ke një jetë të tërë që tallesh. Vete dhe flet ti për fermerët. Pse nuk i vodhi mazhoranca jote fondet e IPARD0ut, pse nuk ishin kryetarët tënd në Kavajë? Shko shpjegojua qytetarëve ku shkuan fondet që shkuan dhe në xhepat tënd.

Hipokrit. S’ke turp. Tallesh me protestuesit shikojini thotë, shikojini. Janë qytetarë të ndershëm dhe janë nga ana e drejtësisë, kundër Korrupsionit”, tha Shehaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat