19.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

VIDEO/ “Më kapi nga fyti pas pemëve, nisi të më zbërthente pantallonat dhe më…”, studentja italo-shqiptare tregon si tentuan ta përdhunonin në Elbasan

Dy ditë më parë një 36-vjeçar u vu në pranga pasi tentoi të përdhunojë një 22-vjeçare. Sot e reja rrëfen të gjithë ngjarjen.

Rovena Zekaj, 22-vjeç, prej vitesh ka jetuar në Itali është rikthyer në Shqipëri, konkretisht në Elbasan nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.

Ajo rrëfen se një natë kur po kthehej në shtëpi, tre persona në makinë “Golf” të bardhë e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar. Nga frika, ajo tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinëdhe njëri prej tyre e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë. Sipas dëshmisë së Ronevës për Report Tv, ajo ka shpëtuar sepse në ato momente, për shkak të bërtiturave të saj, u ndez një dritë.

Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por ka m jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën.  Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku“, tregon e reja për Report Tv.

Rovena ka sqaruar se nuk është e vërtetë që ajo ka qenë duke darkuar me ta dhe që i kanë propozuar hotelin, teksa ka pasur edhe pakënaqësi për mosreagimin e Policisë Shqiptare, sipas së cili djali u arrestuar vetëm pasi njoftoi Ambasadën Italiane.

Kam dëgjuar që thonë se kam qenë në darkë më to dhe më kanë propozuar hotelin. Jo nuk është e vërtetë. Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare. Pyetja që më ka bërë policia ishte si “ishe veshur”. Është dramatike. Se shteti i mësojnë vajzave të mos përdhunohen dhe jo djemve që të mos përdhunojnë“, u shpreh ajo.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat