TË FUNDIT

Viti i Ri 2026 “troket” në Zelandë të Re, pritet me spektakël fishekzjarrësh

Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026, duke shënuar momentin me një spektakël madhështor dritash dhe fishekzjarrësh. Qytetarët dhe turistët u mblodhën në qendrat kryesore të qyteteve për të ndjekur këtë traditë të veçantë, e cila simbolizon fillimin e një viti të ri me shpresë dhe gëzim.

Familjet, por dhe vizitorët u bashkuan për të festuar, ndërsa muzika dhe ngjyrat e ndritshme “stolisën” natën e ndërrimit të viteve.

Zelanda e Re ka ka krijuar një traditë tashmë, që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Ajo njihet si një prej destinacioneve më të bukura për të pritur Vitin e Ri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat