Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen të dielën zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.
Gabriel Guma, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike në bashkinë Tepelenë hodhi votën rreth orës 10.20 në qendrën e tij të votimit.
Në një prononcim të shkurtër për mediat ai e cilësoi procesin demokratik, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votime.
“Iu bëj thirrje të gjithë tepelenasve të dalin dhe të votojnë maisvisht, të dalin dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur. Jam shumë i lumtur që këtë radhë është tepër demokratike, njerëzit dalin me dëshirën e tyre… Vonesa edhe ka pasur, por incidente s’e besoj të ketë”, tha Guma.

