TË FUNDIT

Vrasja e kuzhinierit në Tiranë, reagon policia: Viktima 34 vjeç, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, ku një 34-vjeçar humbi jetën pas një konflikti në ambientet e një lokali.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:30, shtetasi Filip Shehu 41 vjeç, dyshohet se gjatë një sherri për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës kolegun e tij, Indrit Ismaillari, 34 vjeç, të dy punonjës të të njëjtit lokal.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe dërgimit në spital, i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë, autori i dyshuar Filip Shehu është kapur dhe shoqëruar në Komisariat menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti të rëndë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat