TË FUNDIT

Vrasja e Mondi Mëhallës, mbërrijnë në gjykatë ish ortaku i biznesmenit dhe roja i karburantit

Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, të cilët pritet që të njihen me masën e sigurisë.

Ago, i cili ka qenë ishoratk me Mondi Mëhallën, i cili u ekzekutua me armë pak ditë më parë në afërsi të karburantit të tij në Elbasan. Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa Kujtim Pisha, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” u arrestua me akuzën moskallëzim krimi.

29-vjeçari nga Përrenjasi Nevzat Spaho, që u vu në pranga gjithashtu si bashkëpunëtor, akuzohet gjthashtu për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat