15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Zbardhet vendimi për Saimir Tahirin, ja ç’do ndodhë me të

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka shfrytëzuar të gjithë afatin ligjor, në limitin e tij, për të zbardhur vendimin e dënimit ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim i marrë më 19 shtator. 49 ditë pritje, kanë bërë që tre gjyqtarët Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka të dalin me 140 faqe vendim të zbardhur, përmes të cilit e dënuan ish-ministrin Tahiri me 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike. Dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ranë akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite burg.

Vendimi me 140 faqe është dorëzuar këtë të hënë në sekretarinë e Gjykatës.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat