Real News ka mësuar emrin e moderatores që do të shoqërojë Salsano Rrapin në prezantimin e Festivalit të 64-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Bëhet fjalë për Jonida Shehun, e cila do të ngjitet krah Salsanos në skenën e një prej evenimenteve më të rëndësishme muzikore në vend.

Më herët ishte konfirmuar vetëm Salsano Rrapo, ndërsa emri i moderatores ishte mbajtur i fshehtë. Burime për Real News bëjnë me dije se Jonida Shehu është zgjedhja përfundimtare e produksionit.
Festivali i 64-t i Këngës do të vijë për katër net me radhë nën drejtimin artistik të Elhaida Danit. Nata e parë dhe e dytë do të jenë netët konkurruese, nata e tretë i kushtohet Nostalgjisë, ndërsa nata e katërt do të jetë Finalja e Madhe.
Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve gjenden emra të njohur të skenës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë, por edhe zëra të rinj që ngjiten për herë të parë në këtë skenë, duke e parë atë si një trampolinë për karrierën e tyre muzikore.

