TË FUNDIT

Zelensky para samitit të BE-së: Rusia po përgatitet të zhvillojë një vit të ri lufte në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara samitit vendimtar të Bashkimit Evropian në Bruksel ditën e nesërme, për të diskutuar asetet e ngrira ruse, u bëri thirrje aleatëve të vazhdojnë të mbështesin Kievin dhe t’i tregojnë Rusisë se vazhdimi i luftës është “i pakuptimtë”.

“Rezultati i këtyre takimeve – rezultati për Evropën – duhet të jetë i tillë që Rusia të ndiejë se dëshira e saj për të vazhduar luftën në vitin e ri do të jetë e pakuptimtë, sepse Ukraina do të ketë mbështetje”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Presidenti ukrainas, duke iu referuar deklaratave të bëra më herët sot nga Presidenti rus Vladimir Putin, se qëllimet e Moskës në vend “do të arrihen pa dyshim”, tha se Rusia po përgatitet të zhvillojë një “vit të ri lufte” në Ukrainë në vitin 2026.

“Sot, dëgjuam një mesazh të ri nga Moska, se ata po përgatiten vitin e ardhshëm për një vit tjetër lufte”, tha presidenti ukrainas.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat