TË FUNDIT

ZGJEDHJET/ Deri në 13:00 votuan 12.71% e qytetarëve! Mati numrin më të lartë të pjesëmarrjes, Vlora më të ulët

Referuar të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), deri në orën 13:00  pjesëmarrja në 5 bashkitë e vendit është 12.71%.

Deri më tani bashkia me pjesëmarrjen më të lartë të zgjedhësve është Mati me 28.52% ndërsa numrin më të ulët të votuesve e ka Vlora me 8.4%.

Në Berat kanë votuar 12.69% e zgjedhësve, Cërrik 18.20%, Tepelenë 24.44%.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat