Edhe pse ende nuk ka asnjë lajm nga kërkimet për Emiljano Sala në Cardiff vijojnë nderimet për të.
Futbollistët e Cardiff Cityt, ku ishte transferuar Sala së fundi, i veshën disa bluza me fytyrën e tij para fillimit të ndeshjes, e cila ishte loja e parë e Cardiffit në shtëpi që nga zhdukja e argjentinasit.
Një foto e Salas u vendos në stadium gjatë kohës kur lojtarët qëndruan në heshtje dhe tifozët përgatitën një koreografi për nder të tij. Tifozët e përkujtuan Salan edhe më vonë, kur u ngritën të gjithë në këmbë në minutën e 28-të, pasi që Sala ishte 28-vjeçar.
Shikoni fotot e mëposhtme:


