1 600 policë ‘krehin’ Krujën e Vlorën për drogë/ Shpërndahen dronë kontrolli

1561628418_kanabis6.jpg

1 600 forca policie, prej ditës së djeshme kanë dalë në terren ku po ushtrojnë kontrolle masive për veprimtaritë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis.

Po ashtu policia njofton se Drejtorit Vendore janë pajisur me dronë me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe në vendet ku forcat e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit. Gjithashtu pjesë e kontrolleve nga ajri janë edhe Guardia di Financa, duke bashkëpunuar me policinë shqiptare.

Në fund policia njofton se kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303