fbpx

1 qershori për disa fëmijë nuk është festë, lypin për të jetuar

Shumë fëmijë në kryeqytet, festa e 1 qershorit i gjeti përsëri në rrugë, duke kërkuar të holla për mëshirë apo në këmbim të një pune që nuk është për ta. Për disa 1 qershori është si cdo ditë e zakonshme pa emocionet që jep kjo festë, ndërsa prindërit e tyre ndihen keq që nuk mund ti plotësojnë dëshirat më minimale.

1 qershori nuk u festua nga të gjithë në Shqipëri. Ndërkohë që disa ishin krahë prindërve të mirë veshur e me dhurata në duar, moshatarë të tyre shtrijnë dorën për një monedhë.

Rrugëve të kryeqytetit shohin me radhë kalimtarët se kush prej tyre do ndalojë për ta. Fjalë pak dhe i hutuar, për të, të gjtiha ditët janë të njëjta, ai tregon se nuk e di që sot është festa e fëmijëve, është festa e tij. “Nuk e di, e kam harruar”. Kur i kujtojmë se ka festë, ai shpreh dëshirën për një lodër.

Ky 9 vjeçar pret që minimalisht të grumbullojë rreth 200 leke në ditë për të siguruar ushqimin për vete dhe familjen. Por ndërkohë që fëmijët e kanë harruar festën e tyre, prindërit ndihen të dëshpëruar që nuk mund ti plotësojnë dëshirat, ndërsa thonë se për këtë 1 qershor kërkojnë vetëm bukë. “Për festa kërkojnë lodra, por duan edhe bukë”.

Mes trafikut të kryeqytetit disa ofrojnë larjen e e makinës për pak lekë, ndërsa të tjerë kërkojnë mes koshave të mbeturinave për mbetje të riciklueshme të cialt në fudn të ditës do tu sigurojnë ushqim. Oranews