0 ditë në grevë urie, rezistencë kanë sjellë rezultate! Pagat e tre muajve, një nga kushtet e panegociueshme të vendosur nga naftëtarët e Ballshit, u kanë kaluar në bankë.
Ky ka qenë kushti kryesor i naftëtarëve, e ndërsa tashmë pritet që palët të ulen në diskutime me kompaninë për t’u siguruar për vazhdimësinë e punës në rafineri.
Naftëtarëve u mbeten pa paguar edhe 2 muaj, janari dhe shkurtit, por shprehen të kënaqur dhe të lumtur që ia dolën në këtë “betejë”.
“Ka ardhur konfirmimi që janë hedhur 3 pagat. Ka qenë një nga pikat. Pika tjetër është vazhdimësia e kombinatit”.
“Ka filluar kalimi tre pagave të prapabambetura, ishte kusht i panegociueshëm. Pjesërisht se unë s’e kam marrë në cel. Pika e dytë është vazhdimësia e punës në rafinerinë tonë”, tha naftëtarët.

