Mjekja gjinekologe në spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë, Anika Dokle ka shpërndarë për ndjekësit e rrjeteve sociale 10 fakte optimiste për Covid-19.
Sipas mjekes, nuk ka vend për panik, për disa arsye si më poshtë:
- Virusi njihet (për HIV-in u deshën dy vjet për ta identifikuar, ndërkohë që Covid-19 u identifikua
në 10 ditë).
- Dimë si ta detektojmë (provat RT-PCR përmirësohen dita-ditës).
- Në Kinë situata është drejt përmirësimit.
- 80% e rasteve janë të formës së lehtë.
- Njerëzit kurohen.
- Pothuajse nuk afekton fëmijët.
- Inaktivizohet lehtësisht (përdorimi i solucioneve të etanolit, peroksidit të hidrogjenit).
- Ka rreth 150 artikuj shkencorë për të.
- Ka në proces prototipa të vaksinave që shumë shpejt do të testohen në njerëz.
- Ka në proces 80 studime klinike me antiviralë.

