10 mijë automjete në Shqipëri mund të bien në “grackë”, zbulohet shkaku

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njofton se duke nisur nga sot të gjitha automjetet do të kalojnë në skanerin e task-forcës së transportit rrugor.

Sipas tyre janë evidentuar rreth 10 mijë automjete të cilat qarkullojnë pa certifikatën e kontrollit teknik në bazë të analizës së të dhënave elektronike në sistemin e DPSHTRR.

“Task-forca është në terren për të kontrolluar linjat qytetëse, ndërqytetëse, transportin e udhëtarëve dhe transportin e mallrave”, thuhet në mesazh.

“Gjithashtu për të gjitha automjetet të cilat nga verifikimi në terren do të rezultojnë me probleme teknike, do të rikthehen për një kontroll të dyfishtë në kolaudim.

Kjo procedurë synon minimizimin e ndotjes nga automjetet dhe rritjen e sigurisë rrugore,” bën me dije DPSHTRR.