100 shqiptarë e pësojnë keq, shkelen ‘Schengen’-in

Vijon riatdhesimi i shqiptarëve që kërkojnë azil në vende të ndryshme të BE-së. 100 shtetas shqiptarë janë kthye ditën e sotme nga Franca, Belgjika dhe Gjermania.

Policia e shtetit në bashkëpunim me Frontex njofton se janë riatdhesuar 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

“Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen”, informon policia.

Policia e Shtetit in bën thirrje të gjithë shetasve shqiptarë të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.