11 të arrestuar, ç’po ndodh në Krujë?

Policia ka njoftuar se ka finalizuar dy operacione në Krujë, të quajtura “Ndëshkimi 3″ dhe “Ndëshkimi 4”, ku në pranga kanë rënë 11 persona.

Raportohet se të arrestuarit kultivonin bimë narkotike, ndërkohë një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për;

A.K., 56 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Krujë.
F. K., 52 vjeç, banues në fshatin Brret, Krujë.
G. K., 49 vjeç, banues në fshatin Picrrage, Kruje.
J. K., 24 vjeç, banues në Krujë,
K. K., 30 vjeç, banues në Krujë.

Ndërkohë, nga operacioni tjetër u bë ekzekutimi i masave te sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, për

D., 23 vjeç, banues në Fshatin Borizane, Krujë

S. D. 20 vjeç, banues në Borizane, Krujë

K. T, 22 vjeç , banues në Lac te rrethit Kurbin.

Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 14 aparate celularë dhe 1 automjet.