17 tetori, Dita Ndërkombëtare e Zhdukjes së Varfërisë

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 Tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. Që prej vitit 1993, kjo ditë ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim. Në 17 Tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme , dhunës dhe urisë.

Në një shkrim të publikuar në United Nation shkruhet se që të ketë miliona njerëz që janë duke jetuar në varfëri ekstreme, në një botë të karakterizuar nga një nivel i paparë i zhvillimit ekonomik, mjeteve teknologjike dhe burimeve financiare është një zemërim moral. Varfëria nuk është vetëm një çështje ekonomike, por një fenomen shumëdimensional që përfshin mungesën e të ardhurave dhe aftësive themelore për të jetuar në dinjitet. Njerëzit që jetojnë në varfëri përjetojnë shumë privime të ndërlidhura dhe të ndërsjella që i pengojnë ata të realizojnë të drejtat e tyre dhe të përjtësojnë varfërinë e tyre, përfshirë këtu:

-Kushtet e rrezikshme të punës
-Strehim i pasigurtë
-Mungesa e ushqimit
-Qasje e pabarabartë në drejtësi
-Mungesa e pushtetit politik
-Qasje e kufizuar në kujdesin shëndetësor

Ky vit shënon 27-vjetorin e deklaratës së bërë nga Asambleja e Përgjithshme në rezolutën 47/196 të 22 Dhjetorit 1992, duke e lënë 17 Tetorin si “Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë”. Gjithashtu këtë vit shënohet edhe 32-vjetori i “Thirrjes për Veprim” nga At Joseph Wresinski, i cili frymëzoi respektimin e 17 tetorit si “Ditën Botërore për Tejkalimin e Varfërisë Ekstreme” dhe njohjen nga Kombet e Bashkuara të ditës si “Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.

Slogani i vitit 2019: Të veprojmë së bashku për të fuqizuar fëmijët, familjet dhe komunitetet e tyre për t’i dhënë fund varfërisë

Këtë vit shënohet gjithashtu 30-vjetori i miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve (UNCRC) më 20 nëntor 1989. Ky traktat i rëndësishëm për të drejtat e njeriut përcakton të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të çdo fëmijë pavarësisht nga raca, feja ose aftësitë e tyre. Në veçanti, Konventa njeh të drejtën e secilit fëmijë për një standard jetese të përshtatshëm për zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të fëmijës. Varfëria dëmton zhvillimin e fëmijëve dhe nga ana tjetër çon në të ardhura më të ulëta në moshën e rritur. Kur varfëria e fëmijëve njihet si mohim i të drejtave të fëmijëve, atëherë njerëzit në pozita përgjegjësie dhe fuqie janë të ligjshëm të promovojnë, mbrojnë dhe përmbushin të drejtat e fëmijëve. Mbi të gjitha është e domosdoshme të njihen dhe adresohen diskriminimet specifike të përjetuara nga fëmijët që i përkasin gjinisë femërore./ marrë nga un.org