Policia greke ka dhënë informacion lidhur me kapjen e dy gomoneve në detin grek.
Droga është peshuar dhe rezulton të jetë plot 1700 kg lëndë narkotike.
Në pranga u vunë 3 shqiptarë dhe 1 italian, ku ngjarja ndodhi vetëm disa ditë më parë.
Droga ishte fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit, në brendësi të një shpelle.
Sipas mediave greke, kjo është sasia me e madhe e kapur ndonjëherë ne një operacion te vetëm te trafikut te drogës Shqipëri-Greqi.

