18-vjeçarja u vra nga burri, reagon modelja shqiptare: Çohu Malsi, nuk kena bija me vra

emina-780x405-1.jpg

Sheila Bakija, vetëm 18 vjeç u vra nga dora e ftohtë e partnerit të saj në Tuz të Mal të Zi. Pasi vrau të renë, Ilir Gjoka, i mori jetën edhe gjyshes së saj dhe plagosi babain e 18-vjeçares.

Kjo ngjarje ka tronditur tërë opinionin malazez. Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe modelja, Emina Cunmulaj e cila u ka bërë thirrje banorëve të Malësisë dhe Tuzit që të ngrihen dhe të protestojnë për këtë ngjarje tragjike.

“Çoju Malsi në kam se nuk kena bija me vra. Çonu se sot asht e dikuj tjetër e prite Zot nesër muj me ken en der tate”, shkruan Cunmulaj.

Ditën e sotme në Tuz është paralajmëruar një protestë përpara ndërtesës së policisë. Siç kanë raportuar media, Bakija kishte denoncuar tek autoritetet më parë dhunën nga burri. Ilir Gjoka nuk është kapur ende nga autoritetet dhe ndodhet në arrati.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303