Dita e nesërme do të shënojë 20-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë dhe regjimit të Millosheviçit.
Ka qenë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është shprehur se në një postim në Facebook se 24 marsi i vitit 1999 ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthimi i shpresës së shqiptarëve në Kosovë për liri e pavarësi.
Ai tha se UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, ishin veprimet kryesore që çuan në kapitullimin e regjimit të Millosheviçit.
Presidenti gjithashtu u shpreh se ndërhyrja e NATO-s ndaloi spastrimin etnik të popullsisë së pafajshme shqiptare.