Trafikimi i drogës nga shqiptarët është një problem shumë shqetësues në Angli. Të paktën kështu raportojnë mediet britanike. BBC ka shkruar së fundmi rrëfimin e një shitësi shqiptar të kokainës.
Sipas kësaj medie Rexhino Toska, pasi është arrestuar ka pranuar se shiste kokainë duke thënë se e bënte këtë për shkak se anglezët e dashurojnë këtë drogë. Përpara oficerëve, ai tha: “Unë sjell kokainë për shkak se anglezët e dashurojnë kokainën”.
21-vjeçari është burgosur pasi u kap me drogë me vlerë 850 sterlina në makinën e tij Mercedes. Toska ishte ilegalisht në Britani dhe pasi policia e ndaloi, ai u tregoi një patentë italiane me emrin: Maurizio Conti. Kur oficerët morën një përkthyes italian për të folur me të, u bë e qartë se ai nuk dinte italisht.
Gjykata e dënoi me 30 muaj burg. Ai do të deportohet pasi të kryejë gjysmën e dënimit.

