11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

TË FUNDIT

22-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit bën bashkë Rudinën, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën

22-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit ka bërë bashkë Rudina Hajdarin, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën,

Të tre janë shfaqur duke kryer homazhe në të njëjtën kohë në memorialin e Hajdarit, ndërsa marrëdhëniet e tensionuara mes tyre nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Statusi i Lulzim Bashës për Azem Hajdarin:

Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.

E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.

Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve ’90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.

I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Statusi i Sali Berishës:

Nderim kujtimit dhe vepres te pavdekshme te Tribunit te Lirise, Azem Hajdari dhe sivllaut te tij Besim Çera ne pervjetorin e renies se tyre. Azem ti je gjalle! sb

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat