3 gjëra që i ndodhin trupit, nëse ndërprisni plotësisht konsumin e sheqerit

Screenshot_7.png

Sheqeri është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm pothuajse në të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse njerëzit e kanë kaq të vështirë të heqin dorë prej saj.

Por ata që ia dalin ta ndërpresin konsumin e sheqerit plotësisht, kanë këto përfitime:

  1. Përmirësim të shëndetit të zemrës

Sheqeri nuk është vetëm një element më shumë në dietën tuaj, por është gjithashtu i rrezikshëm për zemrën. Sipas të dhënave shkencore të disponueshme, konsumi i shtuar i sheqerit shoqërohet me një shans shumë të lartë për vdekje të parakohshme nga sëmundjet e zemrës, informon abcnews.al.

 

  1. Zvogëlim i dhjamit të barkut

Konsumi i sheqerit kryesisht nga pijet të tilla si lëngje të gatshme dhe pije freskuese shoqërohen me rritje të shtresës dhjamore në bark. Nëse ndërprisni konsumin e sheqerit, dhjami do të reduktohet.

 

  1. Lëkurë më të re

Kur sheqeri ë marrim nga ushqimi kalon në qarkullimin e gjakut, ai shkakton një domino të proceseve që në fund të fundit e bëjnë lëkurën më të relaksuar dhe më pak elastike. Edhe nëse rrudhat e para të imta janë shfaqur tashmë në fytyrën tuaj, duke kufizuar konsumin e sheqerit do të shihni një ndryshim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303