11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

3 muaj nga tërmeti, banorët në Korçë në qiell të hapur

Ju premtuan se shtëpitë e tyre do të ndërtohen e riparohen para vjeshtës, por ende sot pas 3 muajsh nga rënia e tërmetit në fshatin Qafzezë të Korçës, nuk ka filluar asnjë ndërtim. Banorët rrëfejnë së strehimi tek çadrat, kasollet apo kontenierët është i papërballueshem, sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Ata bëjnë thirrje që të merren sa më shpejt masa për shkak se kushtet në të cilat ata ndodhen  janë shumë të vështira.

Ne jemi të dëmtuar shumë nga ky termet. Presim të vihet dorë. Po na vjen dimri ku do rrinë njerëzit, ku do të flenë. Ne e kemi plakën në shtëpi. Është e sëmurë me tension e zemër. Ku do ta çojmë ne. Komshija vdiq. njerëzit qëndruan përjashta.  Prandaj të vihet dorë sa më shpejt. Ne nuk kemi mundësi. Asnjë banesë nuk ka filluar të rindërtohet“.

Kërkova çadër nuk më sollën. Jam me 5 fëmijë të vegjël. Na kanë rënë shtëpitë. As një shtëpi nuk është bërë.  Ranë shirat dhe  çadër nuk kemi. Shtëpitë i kemi mos më keq o zot. Se çfarë do të bëhet tani një Zot i madh e di“. “Shumë të vështirë e kemi çfar të bëjmë” thanë ata.

Në banesën e shkatërruar, familjes Karafili me 5 fëmijë të vegjël, i është dashur që edhe humbjen e njërit prej pjesëtarëve të familjes ta kaloje më qiell të hapur.

Shtëpitë janë bërë të pabanueshme . Kemi frikë të qëndrojmë brenda dhe flemë në çadër. Mua më vdiq vjehërri dhe njerzit qëndruan jashtë. Tani  8 persona qëndrojmë në çadër. Po vjen dimri. Nuk kemi ku të rrimë e ku të flemë“. Për disa banorë ende ka shprese, por për disa te tjere ajo eshtë shuar dhe kanë nisur të ndërtojnë vetë nga e para shtëpitë e tyre.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat