3-mujori i parë, sektori i prodhimit rrit shitjet me ritme dyshifrore, por punësimi me rënie

rindertimi-i-shkollave.jpeg.jpg

Në tremujorin e parë të këtij viti sektorët e prodhimit u përmirësuan si në volume, si në shitje dhe në paga, por punësimi shënoi rënie.

Rritja është dyshifrore në krahasim me tre-mujorin e parë 2020 në treguesit kryesor për arsye se, ekonomia ishte totalisht e bllokuar në 20 ditët e fundit të marsit 2020 si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në të gjithë sektorin e prodhimit, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 19,9 %, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 5,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energjia, prodhimi rritet me 43, punësimi ulet me 2.6%

Në bizneset e “Energji elektrike, Gaz, Avull”, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 23,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 43,8 % dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më

Pare. indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Furnizimi me ujë, punësimi rënie me 1,7%

Sektori i Furnizimi me ujë dhe trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve shënoi rritje të shitjeve neto me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 23,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi me rritje të shitjeve dhe punësimit

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e parë 2021, paraqiten si më poshtë:

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303