Rama: Turizmi prioriteti kryesor, Shqipëria do të ketë nga 4 porta hyrëse nga qielli dhe deti

Screenshot_23-14.jpg

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pasditen e kësaj të martën  një takim me mbështetësit e tij në Elbasan ka theksuar se fokusi kryesor i qeverisjes është turizmi.Rama në fjalën e tij ka theksuar se Zoti e ka bekuar Shqipërinë me të gjithë bukuritë natyrore që I ka dhënë ndaj është e rëndësishme që ne të punojmë shumë për ta bërë atë zemrën e turizmit për të gjithë.Ndër të tjera ai ka theksuar se shumë shpejt vendi do të ketë 4 porta hyrëse nga qielli dhe nga deti, që turistët të futen thellë në të gjithë brendinë e saj, e të sjellin rritjen e të ardhurave ekonomike për vendin.

“Sot ne Shqipëria që nuk është vendi ndër më të zhvilluarit e Evropës jemi në shoqëri me më të mirët në Evropë për ritmet e vaksinimit, dhe të jesh atje lart do të thotë të kesh lehtësuar qindra e mijëra njerëz nëna, gjyshe, gjyshër e baballarë. Ne jemi këtu për u ngjitur në majën që unë kam parë një ëndërr me sy hapur kur jam kthyer nga emigracioni, një ëndërr që unë sot vijoj ta shikoj ku Shqipëria e ka vendin në majë, ku vendi ynë do të jetë kampion për energjinë në Ballkan, turizmin, digjitalizimin pse jo. Mbyllini sytë për një moment dhe përfytyroni Shqipërinë nga Veriu në jug, nga perëndimi në lindje, një hapësirë kaq e vogël, një vend që I ka të gjitha, ka dy dete, male me borë, kodra të mrekullueshme, fusha të jashtëzakonshme, gjithë ato liqene. Si ka mundësi që ne kemi lindur në këtë vend ku zoti ka bërë një nga pikturat e veta më të bukura dhe jemi ende këtu? Sepse atë që zoti ka menduar për shqiptarët kur e pikturoi, dora e mbrapshtë e robit e pengoi që të bëhet realitet, e pengoi përgjatë historisë duke ndërhyrë në ato momente që  gjeti shqiptarët të lodhur të dorëzuar dhe u ofroi shqiptarëve rrugë të shkurtra. Sepse të gjithë rrugët e shkurtra e kanë bërë të stërgjatë rrugën e shqiptarëve.Ne sot jemi këtu për të shkuar pas pak ditësh në një provë të madhe të karakteri tonë njeriu nuk matet se sa i zoti është në ditë të mira por sa I mirë është kur di të ngjitet në ditë të vështira. Vitet që kemi para janë shumë më të mira se ato që la pas. Patjetër jemi ende në qiell të hapur, pasi Shqipëria ka ende shumë punë. Ne do të hapim katër porta nga qielli dhe katër nga deti ku në Shqipëri të duan që të vijnë shumë e më shumë turistë të cilët do të kërkojnë që të hyjnë thelle e më thellë në trupin e saj për  do të na duhet shumë e më shumë punë për të punuar dhe për ti ushqyer sa më shumë të gjithë. Ne jemi në një moment historik për të vendosur. Kini parasysh se Kroacia është një vend i vogël dhe ka 9 aeroporte është fuqia e 7 në botë për turizëm, por nuk i ka të gjithë mrekullitë që zoti i mblodhi dhe i vuri në Shqipëri, ne kemi mundësi për një turizëm të shtrirë në të gjithë stinët, kemi mundësi që të gjithë fshatrave t’ju japim shumë alternative, atë të transportit që do e rrisim në 1 miliardë lekë, dhe investime në agroturizëm“, tha Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303