fbpx

37% e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe nga të afërmit

bsh.jpg

Rreth 23 % e familjeve në Shqipëri marrin borxhe për të përballuar jetesën. Banka e Shqipërisë ka realizuar një vrojtim për 6 mujorin e parë të këtij viti ku ka rezultuar  se pandemia ka përkeqësuar gjendjen financiare të familjeve shqiptare me të ardhura  më të ulëta.

Konkretisht, shpërndarja e huamarrësve sipas të ardhurave rezulton më e përqendruar në nivelin ‘17-50 mijë lekë’ ku janë 51% e huamarrësve dhe në nivelin ‘50-100 mijë lekë’ 32% e huamarrësve. Shqetësues mbetet fakti se ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të familjeve që marrin borxhe në mënyrë informale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë 37%  e familjeve kanë marrë borxhe, burime joformale apo persona fizikë.

Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum në 32% të rasteve të marrjes së një huaje dhe 36%  për blerje/riparim i një prone.

Rreth gjysma e familjeve huamarrëse deklarojnë se  nuk kanë përmirësim të gjendjes së tyre financiare ndërsa pjesa tjetër e përgjigjeve tregon për përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, në krahasim me një vit më parë, ç’ka mund të jetë reflektim i përkeqësimit të parametrave ekonomikë në vend për shkak të pandemisë së Covid-19.

Edhe në 6 mujorin e dytë familjet shqiptare nuk presin përmirësim të gjendjes së tyre ekonomike madje pritshmëritë janë që të marrin edhe më shumë hua për të përballuar  shpenzimet e përditshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303