Policia greke arrestoi 2 persona në kufirin greko-shqiptar ditën e sotme duke iu sekuestruar në makinë 38 kg hashash të vendosur në automjet.
Sasia e paketuar e lëndëve narkotike ishte fshehur në sedilje dhe në pjesën e pasme të automjetit. Dy personat u arrestuan pas një kontrolli që policia kufitare greke ushtroi në pjesën e kufirit të gjelbër.
Megjithatë, mediat helene nuk japin detaje të gjeneraliteteve të dy shtetasve të ndaluar.
Muajt e fundit, policia helene ka arrestuar një numër të madh personash të lidhur me trafikun ndërkombëtar të heroninës, kokainës dhe hashashit, ku mes tyre ka dhe shumë shqiptarë. Në të dyja krahët qarkullon një sasi e madhe e drogës.

