4 persona kanë rënë në pranga për 24 orë në Vlorë për vepra të ndryshme penale.
Policia raporton se njëri prej tyre është shpallur në kërkim.
Vlorë/ Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës intensive gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës ka arrestuar 4 shtetas, ku njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim.
Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim Q.Sh., 26 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë.
Policia Kufitare Vlorë ka bërë kapjen dhe më pas ndalimin e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se Q.Sh ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një automjeti me anë të mashtrimit.
Arrestohet në flagrancë shtetasi E.B., 47 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në aksin Bishan-Vlorë pasi u kap nga shërbimet e qarkullimit rrugorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Arrestohet në flagrancë shtetasi Xh.A., 42 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi Xh.A u kap nga shërbimet e qarkullimit rrugorë në aksin Shushicë-Vlorë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.
Himarë, arrestohet në flagrancë nga Policia shtetasi L.L., 38 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë në Dhërmi pasi 38 vjeçari është kapur nga shërbimet e policisë në kushtet e flagrancës duke vjedhur banesën e shtetasit A.K.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

