4 vjeçarja përplaset për vdekje teksa kalonte vijat e bardha

Një vajzë katër vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksident rrugor në qytetin e Podujevës në Kosovë. Këmbësorët janë goditur në momentin kur po kalonin vijat e bardha.

Në këtë aksident ka mbetur e plagosur rëndë edhe nëna e vajzës. Sipas dinamikës së ngjarjes, mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë.