TË FUNDIT

“46 ditë luftë me COVID”. Mjekja rrëfen vështirësitë: Nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qenë në punë…

Mjekja shqiptare, Romina Selenica, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se ka qenë e prekur nga COVID, ndërsa rrëfen vështirësitë që iu desh të kalonte. Selenica iu shërbente pacientëve të prekur nga Covid-19 në Itali.

Postimi i mjekes:

Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qenë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19.

Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, t’i kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën!

Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt , Dr. Romina Selenica

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat