Sido që t’i konsumoni, të gatuara apo jo, nga qepët organizmi ka shumë për të përfituar. Nëse deri më tani u keni bërë naze, për shkak të aromës karakteristike (kjo nga nivelet e squfurit) kur të lexoni se sa e ushqyeshme është kjo perime , problemin e mësipërm as do e merrni më në konsideratë.
Komponimet e squfurit në qepë formohen përmes një reaksioni enzimatik sa herë që shtypen ose priten. Sipas studimeve, këto komponime të squfurit vijnë me shumë përfitime shëndetësore, por e mira është që qepët të konsumohen të pagatuara për të marrë maksimumin e lëndëve ushqyese. Këto të fundit ndihmojnë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut, duke ulur kështu rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare. Gjithashtu, këto komponime mund të zvogëlojnë prodhimin e kolesterolit jo të shëndetshëm në trupin tuaj. 5 arsye përse qepët e kuqe duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor !
- Veti anti-inflamatore
Sipas një studim të vitit 2013 në American Journal of Physiology, quercetin një enzimë efektive anti-inflamator, është vërtetuar se relakson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të lehtësojë simptomat e astmës.
- Nxit sistemin imunitar
“Polifenolet e pranishme në qepë veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur kështu trupin tuaj kundër radikalëve të lirë,” sipas Anne Mauney, një dietologe me qendër në Uashington, D. C. Eleminimi i radikalëve të lirë mund të ndihmojë në rritjen e një sistemi të fortë imunitar. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, quercetina e pranishme në qepë gjithashtu zvogëlon reaksionet alergjike duke ndaluar trupin tuaj të prodhojë histamina, ato që ju bëjnë të qani, teshtitni dhe kruheni nëse keni një reaksion alergjik.
- Përbërës kundës qelizave të këqija
Nga të gjitha llojet e ndryshme të qepëve, të kuqet janë më efektivët në luftimin e qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit. Shtresat e jashtme të qepëve të kuqe përmbajnë kuercetin, i cili është një antioksidant që lufton radikalet e lira të dëmshme në trupin tuaj. Gjithashtu, qepët e kuqe janë të pasura me anthocyanin. Këto 2 komponime mund të bëjnë që qelizat kanceroze të vetëshkatërrohen. Rritja e niveleve të quercetinës dhe anthocyanin tuaj mund të ndihmojë në pengimin e rritjes së qelizave kancerogjene në trupin tuaj. Gjithashtu, qepët e ‘gjalla’ të kuqe mund të ndihmojnë në minimizimin e rrezikut të kancerit duke eleminuar kancerogjenët nga mëlçia juaj, duke neutralizuar radikalet e lira, duke penguar inflamacionin dhe duke riparuar dëmtimin e AND-së dhe indeve.
- Shëndeti i zemrës
Qepët e kuqe përmbajnë flavonoide që ndihmojnë në shëndetin e zemrës. Gjithashtu, qepët e kuqe përmbajnë përbërës organosulfuri që ulin rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ndërkohë thiosulfinatet e pranishme në qepë veprojnë si hollues të gjakut natyral, gjë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për goditje në tru. Por, duke qenë se shumica e studimeve janë përqendruar te kafshët, nevojiten më shumë hulumtime për të kuptuar plotësisht efektet tek njerëzit.
- Rregullimi i sheqerit në gjak
Kromi (një mineral shumë i rëndësishëm) i pranishëm në qepë ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Ndërsa, squfuri ndihmon në uljen e sheqerit në gjak duke nxitur prodhimin e insulinës. Një studim në 2010 në revistën Environment Health Insights raportoi se kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për individët me diabet. Individët me diabet tip 1 dhe tip 2 që konsumuan qepë të kuqe kanë treguar nivele më të ulëta të glukozës deri në 4 orë.

