TË FUNDIT

5 maska në kushte shtëpie për të ‘larguar yndyrën’ nga flokët tuaj

Maskë me luleshtrydhe

Luleshtrydhet mund të rregullojnë prodhimin e sebumit dhe gjithashtu mund të largojnë vajin e tepërt nga flokët tuaj. Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila është esenciale për shëndetin e flokëve tuaj. Përzieni 1/4 ose 1/2 filxhan luleshtrydhe dhe përdorni një sitë për të hequr  farat e vogla. Lëreni për vetëm 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë.

Maskë me të bardhë veze dhe lëng limoni

Rrihni një të bardhë veze e më pas shtojini një lugë gjelle kripë dhe lëng limoni. Përziejini mirë dhe aplikojeni në flokë. Mund ta lani pas 30 minutash me shampo dhe kondicioner si zakonisht.

Maskë me kos

Për këtë maskë do t’ju duhet kos dhe një lugë çaji sodë buke. Përziejini mirë. Mund të shtoni edhe pak lëng limoni dhe të bardhë veze të rrahur mirë. Aplikojeni dhe mabjeni 30-40 minuta në flokë. Lani flokët me shampo dhe kondicioner (zbutës flokësh) si zakonisht.

Maskë me të bardhë veze dhe kripë

Rrihni një të bardhë veze, shtoni një lugë çaji kripë, pak limon të shtrydhur dhe aplikojeni në flokë. Lëreni për 30 minuta më pas shpëlajeni.

Maskë me mjaltë, limon dhe aloe

Përzieni një lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur me një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle xhel aloe vera dhe një të verdhë veze. Përziejini mirë dhe aplikojëni në flokë. Shpëlajini pas 20 minutash me ujë të vakët.

 

 

 

 

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat