fbpx

5 vatrat e nxehta të COVID në Tiranë

imun.jpg

Kryeqyteti rregjistron numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë me mbi 12 mijë të tilla ndërsa vatrat më të nxehta të virusit vijojnë të mbeten ish-blloku, Astiri, Fresku, Kodra e Diellit dhe Kamza.

Nga data 1-15 dhjetor janë shënuar  mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 218 qytetarë.

Aktualisht kryeqyteti numëron 12.421 raste aktive me koronavirus nga mbi 23 mijë që janë në total në Shqipëri.

Këto raste pozitive janë të shpërndara në të gjithë Tiranën por vatrat më të nxehta me numrin më të lartë të të infektuarve vazhdojnë të jenë zona e ish-bllokut, Astirit, Fresku, Kodra e Diellit dhe Kamza. Kjo dhe për shkak të densitetit të lartë që ka në këto zona.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303