Babai i djalit 10-vjeçar, Samuel Ndoj që vdiq pasi u shtyp nga një autoambulancë që po vinte me shpejtësi në Kakavijë, ka bërë me dije disa detaje të rënda.
Përveç tyre, ai u ndal edhe te ndihma financiare, ku kryeministri Rama theksoi se familjes së të miturit do t’i akordohet një shumë prej 500.000 lekësh të reja.
Ndërkohë, babai i viktimës pohon krejt të kundërtën. Ai tha se shpenzimet i ka përballuar vet bashkë me familjarët e tij, madje shtoi se askush nuk është interesuar që ta marrë më në pyetje.
PJESE NGA INTERVISTA
Shpenzimet kanë qenë familjare?
Të gjitha kanë qenë familjare dhe të të afërmeve të mi. Asnjë tjetër ska mbuluar një 10 lekësh. Asnjë ndihmë nga shteti. Ato ishin thjesht ça publikime që bëri Edi Rama në faqet sociale. Asgjë skam marrë. Asnjë ndihmë më e vogël.
Jeni interesuar në prokurori për çështjen?
Jo s’jam interesuar. Skam pasur kurajon dhe guximin për atë që më ndodhi.
Ju e dini se kush është fajtori në këtë çështje?
Nuk di asgjë në këtë mes.
Në lidhje me drejtuesin e ambulancës dini gjë?
Nuk di asgjë në këtë mes. Kam dëgjuar para dy javësh që është bërë seanca gjyqësore dhe shoferi është lënë në paraburgim. Me ça thonë është brenda. Unë do e ndjek këtë çështje deri në fund. Ishte jashtëzakonisht e vështirë por fatmirësisht kam pasur njerëz të afërt që më kanë ndihmuar, përveç nusen me djalin që kanë ardhur këtej dhe i kanë ndihmuar me çdo gjë. I kanë çuar dhe psikolog dhe unë nga ana tjetër kisha prapë të afërmit e mi, që nuk më linin një sekondë vetëm, më qëndronin pranë duke u munduar për të më dhënë kurajë forcë.
Si është gjendja e bashkëshortes dhe djalit?
Ato janë në gjendje të lodhur janë shumë. Çuni mundohet për ta kaluar, ishin fëmijët e xhaxhait që i kanë qëndruar pranë. nusja dhe pse me psikologë, është në gjendje të lodhur, gjithë ditën duke qarë, duke u përplas. Një gjendje e vështirë për ta përballuar një familje.
Ku ndodhej ambulanca kur ndodhi aksidenti?
Ambulanca ishte në korsinë e vet, djali ishte në korsinë e makinave të parkuara. Unë kam qenë me sy në fëmijë. Ka qenë i ndaluar përbri makinës. ka qenë në vijë të bardhë e tutje fëmija. Nuk kam marrë asnjë informacion por në ditët në vijim besoj do i marrë avokati.
Sa orë keni qëndruar nga aksidenti deri në fund?
Nga momenti i aksidentit, tek spitali dhe gjithë verifikimet sa kohë ka kaluar?
Kanë qenë rreth 7 orë.
STATUSI I RAMËS PËR DËMSHPËRBLIMIN E FAMILJES NDOI
Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera😢Engjëlli i vogël u dhëntë forcë🙏


