Sot mbushen 6 muaj nga ngjarje e Bularatit me ekstremistin grek Kostandin Kacifas.
Ngjarja tensionoi jo pak marrëdhëniet mes 2 vendeve, duke shkaktuar reagime ne nivelet më të larta të qeverise greke. Por ndryshe nga 6 muaj më parë, kur politikanë dhe ekstremistë grekë zbarkuan në jug të Shqipërisë për ceremoninë e varrimit, familjarët kanë preferuar që ta përkujtojnë vetëm mes vetes.
Gjatë një interviste për A2 CNN, Jani Kacifas, babai i Kostandinit, shprehet se policia e përndiqte prej kohësh të birin. I cili nga ana tjetër, ditën që u vra po shtinte me armë, por sipas babait, me fishekë manovër, në përkujtim të festës që zhvillohej në fshat.
“Në asnjë mënyrë nuk po I gjuante policisë”, thotë Janis. “Ai qëllonte vetëm në ajër, ose në tokë”.
A2 CNN

